Goal .com e ka publikuar formacionin e javës në La Liga.
Tre futbollistë të Real Madridit dhe vetëm një i Barcelonës, janë pjesë e formacionit të javës në La Liga nga Goal.
Ronaldo, Marcelo dhe Navas janë pjesë e 11-shes më të mirë për xhiron e 31-të, pas paraqitjeve të mira ndaj Barcelonës, ndërsa nga katalunasit është futur vetëm Pique.
Formacioni është jo i zakonshëm pasi që është 3-4-3, formacion që nuk e luajnë skuadrat spanjolle.



