Formacioni fantastik që mund ta ketë Juventusi në sezonin e ri

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Juventusi do ta nisë sezonin 2019/2020 me trajnerin e ri, Maurizio Sarri, ndërkohë që pritet edhe disa ndryshime të mëdha në formacionin bazë duke përfshirë transferimet e reja që pritet të ndodhin.

Porta

Paulo Dybala, Gianluigi Buffon dhe Wojciech Szczesny (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Wojciech Szczesny do ta ruajë vendin kryesor në portën e Zonjës së Vjetër, ndërsa Gianluigi Buffon mund të kthehet si portier rezervë.

Mbrojtja

Matthijs de Ligt (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Nëse Joao Cancelo i bashkohet Manchester Cityt, Bianconerët mund ta blejnë Kieran Trippierin nga Tottenham Hotspur për pozitën e mbrojtësit të djathtë.

Juve duket se e ka mposhtur konkurrencën për transferimin e Matthijs de Ligt. Giorgio Chiellini pritet të konkurrojë me Leonardo Bonuccin për pozitën e qendërmbrojtësit. Alex Sandro e ka besimin e trajnerit dhe do ta ruajë pozitën e mbrojtësit të majtë.

Mesfusha

Aaron Ramsey (Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

Miralem Pjanic është i pakontestueshëm në pozitën e tij. Aaron Ramsey u transferua si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Arsenalin dhe pritet të jetë në formacionin bazë në mesfushë. Adrien Rabiot pritet t’i bashkohet Zonjës së Vjetër pasi t’i skadojë kontrata me Paris Saint-Germainin këtë verë.

Sulmi

Paulo Dybala dhe Cristiano Ronaldo (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

I përdorur shumë pak nga Massimiliano Allegri në sezonin e kaluar, Paulo Dybala pritet të jetë kyç në sulmin e Juves në edicionin e ri. Cristiano Ronaldo dhe Sarri janë marrë vesh që ai të luajë si qendërsulmues.

Douglas Costa pritet t’i lë pas vetes problemet me lëndime dhe rënien nga forma në edicionin e kaluar dhe të rikthehet si titullar në formacionin e bardhezinjve.

(Foto: Oh My Goal)

Formacioni i mundshëm i Juventusit në sezonin 2019/2020, sipas Oh My Goal: Wojciech Szczesny; Kieran Trippier, Matthijs de Ligt, Giorgio Chiellini, Alex Sandro; Aaron Ramsey, Miralem Pjanic, Adrien Rabiot; Paulo Dybala, Cristiano Ronaldo, Douglas Costa.

/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...