Forlan: United do të pendohet nëse e shet Di Marian

PUBLIKUAR

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Diego Forlan, ka thënë se Louis Van Gaal do të pendohet nëse vendos që ta shesë mesfushorin argjentinas, Angel Di Marian, këtë verë.

Argjentinasi po kërkohet nga disa top-klube evropiane, ndërsa mediat angleze raportojnë se Van Gaal është i gatshëm që ta shesë atë. Mirëpo, Forlan mendon se ata do të pendoheshin për këtë.

“Lojtarët nuk janë robotë dhe nëse ata kanë ndonjë problem, atëherë trajneri duhet ta gjejë ku është problemi. Di Maria vlen shumë. Ai ofron diçka që asnjë lojtar tjetër nuk ofron”, ka thënë fillimisht Forlan.

“United do të pendohet nëse ai largohet. Ata duhet t’i japin atij edhe një sezon për ta dëshmuar veten dhe skuadra duhet të mundohet që ta kuptojnë atë më mirë, si dhe t’i besojnë atij”.

“Trajnerët e mëdhenj dhe lojtarët e mëdhenj jo gjithmonë shkojnë mirë mes vete, mirëpo për Di Marina ja vlen të presësh”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...