Ford do të trefishojë prodhimin e Mustang Mach E elektrik

PUBLIKUAR

Ford planifikon të rrisë prodhimin e Mustang Mach E elektrik vitin e ardhshëm, me synimin për të trefishuar kapacitetin e tij aktual deri në vitin 2023.

Sipas shefit të kompanisë, Jim Farley, kjo po bëhet për të përmbushur kërkesat e jashtëzakonshme.

Kjo është hera e parë që prodhuesi i automjeteve ka ofruar një perspektivë specifike për Mustang Mach E.

Ford tha në nëntor se do të rriste kapacitetin e tij të prodhimit të automjeteve elektrike në 600,000 njësi globalisht deri në vitin 2023.

Nëse Ford arrin shifrën e prodhimit në 600,000, do të dyfishonte numrin që pritej të prodhonte gjatë dy viteve të ardhshme.

“Është e vështirë të prodhosh Mustang Mach E mjaft shpejt për të përmbushur kërkesën e jashtëzakonshme, por ne jemi të sigurt që do ta provojmë. Pra, duke filluar nga viti 2022, ne po rrisim prodhimin dhe presim të arrijmë 200,000+ njësi në vit për Amerikën e Veriut dhe Evropën deri në vitin 2023. Kjo është sa 3 herë prodhimi ynë i vitit 2021”, ka shkruar Farley në Twitter.

Mustang Mach E pritet të jetë veturë plotësisht elektrike, dhe kompania beson se do të pritet shumë mirë.

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...