Forca e Sigurisë së Kosovës nderon familjen Jashari dhe veprën e UÇK-së

PUBLIKUAR

Për nder të Ditës së Flamurit Kombëtar dhe ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari, ministri i FSK-së, Haki Demolli bashkë me Forcat e Sigurisë së Kosovës, kanë bërë homazhe tek kompleksi memorial ‘’Adem Jashari’’ në Prekaz.

Me rastin e kësaj feste, Demolli tha se falë veprës dhe sakrificës së Adem Jasharit dhe familjes së tij, e të të gjithë dëshmorëve të rënë, sot mund të kremtohen të gjitha festat në liri.

“‘’Me rastin e sakrificës jashtëzakonisht të madhe të familjes Jasharaj, ne sot mund të festojmë, festat familjare, festat shtetërore. Prandaj për nder të kësaj dite, Lavdi Komandantit Legjendar Adem Jashari, Lavdi veprës së UÇK-së”, ka përfunduar Demolli, njofton Klan Kosova.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...