“Fole n’fole “ organizoi takim me Kryetarin e Lipjanit

PUBLIKUAR

Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN) i mbështetur nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES) dhe Agjensioni i Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në kuadër të projektit “Angazhimi i rinisë në procese politike dhe zgjedhore”, sot në sallën e Kuvendit Komunal të Lipjanit ka mbajtur takim me Kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, kryesuesen e Kuvendit Komunal Vlora Limani Hajnuni, Zyrtarin e Lartë Komunal Zgjedhor Hamëz Kadriu dhe një numër të të rinjëve lipjanas.


Qëllimi i këtij projektit është inkurajimi i rinisë në përfshirjen e proceseve politike dhe zgjedhore, ku do të realizohet përmes dy mënyrave më anë të platformës “Fole n’fole “ e cila është online dhe më anë të debateve publike, takimeve me Kryetarët e Komunave dhe formave të ndryshme.


Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, fillimisht ka kërkuar të pranishmit një qytetari më aktive në forumet, debatet ose qështjet e tjera të organizuara, në mënyrë që të dëgjohej zëri i rinisë, sepse sa më pak të janë aktiv aq më pak do të jeni prezent edhe në strukturën e qeverisjes locale dhe atë qendrore, ka thënë kryetari Ahmeti. Ai po ashtu, ka kërkuar nga të rinjët që mos të hezitojnë në kërkesat e tyre për iniciativa të reja ose vërejtje apo sygjerime por duke kërkuar që të jenë objektiv në kërkesat e drejtuara në mënyrë që të prodhohet një produkt për një qeverisje edhe më të mire.


“ Qytetaria më aktive, rinia aktive domosdoshmërisht determinon angazhimin tonë më aktiv, ku ka qytetari pasive neve na krijon një komoditet për të qenë më pasiv në përmbushjen e objektivave për rininë lipjanase” ka thënë Kryetari Ahmeti.
Pyetje nga më të ndryshmet u adresuan në drejtim të Kryetarit Ahmeti, nga të rinjtë dhe të rejat që ishin të pranishëm në këtë debat publik, në të cilat përgjegjje moren nga vet kreu Lipjanit.
Po ashtu ky takim ka vazhduar edhe në pjesën e dytë të ditës, në prani të kryesueses së Kuvendit Vlora Limani Hajnuni, në simulimin e të rinjëve në asmablenë komunale për të zgjedhur edhe kryesuesin e Kuvendit dhe për të dhënë betimin.
Ndërsa, kryesuesja Vlora Limani Hajnuni, ka përgëzuar organizimin e këtij aktiviteti duke ftuar të rinjët të jenë më aktiv me një pjesëmarrje më të madhe në zhvillimet politike, sespe pikërisht aty ku është rinia aktive në atë shoqëri ndodhin zhvillime pozotive për shtetin në përgjithsi. Ajo në të njejtën kohë ka njoftuar të pranishmit rreth përbërjes së Kuvendit dhe rolit të kryesueses.

SHIKO MË SHUMË

Dy raste me fruth në Lipjan

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill...

Daut Haradinaj viziton Bekim Metaj, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Në Magure të Lipjanit, Daut Haradinaj ka zhvilluar sot një vizitë te ish-ushtari i...

Lipjan: Rrahje pas debatit në trafik, policia u gjen armë e bisht sëpate të dyshuarve

Dy persona në Lipjan, kanë përfunduar në ndalim policor, pasi të njëjtit pas një...