“Flurona”, shkencëtarët të shqetësuar mbi kombinimin grip sezonal + koronavirus

PUBLIKUAR

Nuk ka asnjë arsye për panik për ekzistencën e një virusi “të ri” Flurona (Grip + Coronavirus) që supozohet që është një kombinim i virusit të gripit me koronavirusin, siç thekson profesori i Politikave Shëndetësore në Imperial College në një postim në Facebook, Elias Mosialos.

Siç shprehet ai, “ky nuk është një virus i ri, por infeksione të njëkohshme me koronavirus dhe virusin e gripit. Është konstatuar në një grua shtatzënë në Izrael, por ka mundësi që të kemi shumë raste të tilla në disa vende.”

Ai shton se “prandaj është e nevojshme të vaksinohen, qytetarët e pambrojtur, dhe me vaksinën e gripit krahas asaj të koronavirusit. Këtë e theksojnë edhe autoritetet shëndetësore në mbarë botën”.

Shqetësimet për “Delmicron”

Në të njëjtën kohë, Delmicron (kombinimi i mutacioneve Delta dhe Omicron) po shkakton shqetësim, që sipas shkencëtarëe, është diçka që kërkon monitorim, pasi rastet e personave që janë infektuar me llojin që ka pësuar mutacion janë të pakta, raporton abcnews.al.

“Omicron” që është shumë ngjitës ka shkaktuar një rritje të madhe të rasteve me koronavirus në mbarë botën.

Rastet e reja me koronavirus në mbarë botën arritën një rekord duke kapur një numër më shumë se 1 milion në ditë gjatë fundit të 2021, sipas Reuters. Megjithatë, numri i të vdekurve nuk është rritur në të njëjtën mënyrë, duke shtuar shpresat se varianti i ri mund të jetë më pak vdekjeprurës. /abcnews.al

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...