Florim Shala largohet nga PDK-ja në ditën e zgjedhjeve

PUBLIKUAR

Ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e PDK-së, Florim Shala, të dielën, i cili deri tash, përveç se ishte anëtar i kryesisë së PDK-së në Lipjan, anëtar i këshillit drejtues, ishte edhe themelues i Rinisë Demokratike të Kosovës në Lipjan.

Shala nëpërmjet telefonit i ka thënë gazetës “Koha Ditore” se arsyeja kryesore e dorëheqjes së tij lidhet me keqpërdorimin e parave për fushatën zgjedhore derisa ka thënë se “persona të caktuar fushatën po e përdorin për përfitime personale”.

“Arsyet e dorëheqjes sime nga PDK-ja janë të shumta, mirëpo njëra ndër kryesoret është se në PDK në Lipjan ka persona të cilët nuk e donë partinë por atë e shohin vetëm për përfitime personale”, ka thënë Shala për KD-në.

http://www.koha.net/zgjedhjet-lokale-2017/52464/florim-shala-largohet-nga-pdk-ja-ne-diten-e-zgjedhjeve/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...