Flora “rehaton” Bllokun

PUBLIKUAR

flora-ldquo-rehaton-rdquo-bllokun_hd
Liderët e Bllokut, më konkretisht kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se ende nuk ka marrë ftesë për seancën konstituive të 2 tetorit, por kryesuesja Flora Brovina ka një përgjigje për këtë.

Kjo e fundit, në një prononcim për Indeksonline ka konfirmuar se, kërkesa për seancën e së enjtes i është dërguar sekretariatit të Kuvendit dhe që sot është mundësia t’i dërgohen ftesat deputetëve.

“Është lajmëruar Sekretaria dhe ftesat nuk dërgohen shumë përpara, pikërisht sekretari e ka të nënshkruar këtë kërkesë. Besoj që brenda ditës, por me siguri se sot ua dërgon deputetëve”, ka thënë Brovina.

Ndryshe, në seancën paraprake, Partia Demokratike e Kosovës nuk ka arritur të zgjedh për kryetar të Kuvendit, Arsim Bajramin. /Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...