Flick lavdëron Sanchon: Ai ka cilësi të mrekullueshme

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Martin Berishaj përfundon deklaratën në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Ambasadori i Kosovës në Kroaci Martin Berishaj, ka dhënë deklaratë në Prokurorinë Speciale të...

Oriola Marashi në deti, “trazohet” interneti

Oriola Marashi ka publikuar një fotosesion nga pushimet e saj luksoze në një vend...

Trajneri i Bayern Munichut, Hansi Flick, e ka lavdëruar Jadon Sanchon, duke e quajtur talent të jashtëzakonshëm, mes spekulimeve të shumta për të ardhmen e yllit anglez të Dortmundit.

Jadon Sancho hyri në lojë gjatë pjesës së dytë të disfatës me rezultat 1:0 të Dortmundit kundër Bayernit, në derbin Der Klassiker, të martën, në një goditje të madhe për ëndrrat e nikoqirëve për ta fituar titullin e kampionit këtë sezon, transmeton Gazeta Express.

Anglezi 20-vjeçar ka qenë njëri ndër lojtarët më të kërkuar nga klubet e mëdha evropiane – si nga Bayerni, ashtu edhe nga gjigantet e Premierligës.

Manchester Unitedi ka qenë ndër që është përfolur që ka më së shumti gjasa ta transferojë yllin e Dortmundit, i cili shkoi në Bundesligë në vitin 2017, pasi u ngrit nga akademia e të rinjve e Manchester Cityt.

Ndërkohë, kur Flick u pyet për Sanchon, pas fitores së Bayernit, ai ishte plot lëvdata për cilësitë e sulmuesit anglez.

“Nuk më pëlqen të flas për lojtarët që kanë kontratë me klube të tjera. Unë mund të them që Jadon Sancho ka cilësi të larta dhe po bën punë shumë të mirë në Dortmund”, ka thënë Flick.

“Ai ka talent të mrekullueshme dhe cilësi tepër të mëdha. Kjo është pse të gjithë duhet ta pranojmë se Dortmundi e ka, te ai, një lojtar shumë të mirë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...

Rrjedhin pamjet e tri fanellave të Real Madridit për sezonin e ri, me njërën ngjyrë nuk e kemi parë kurrë

Adidas dhe Real Madrid tashmë po përgatiten për sezonin e ardhshëm për sa i...