Flick e konfirmon interesimin e Bayernit për Hudson-Odoi

PUBLIKUAR

“Hudson-Odoi është njëri prej talenteve më të mëdha të futbollit në pozitën e tij”, ka konfirmuar Flick interesin e Bayernit për sulmuesin e Chelsea

Trajneri gjerman i është përgjigjur pyetjeve që e lidhin anglezin me një largim nga  skuadra e Stamford Bridge.

Hansi Flick ka konfirmuar interesin e Bayern Munich për Callum Hudson-Odoi, derisa ka përshkruar sulmuesin e Chelsea si “talentin më të mirë në pozitën e tij”.

Goal kishte raportuar dje që Bayern po përpiqet që të nënshkruajë me Hudson-Odoi nga Chelsea para se të mbyllet afati kalimtar të hënën.

Kampionët gjerman ishin përgatitur për të përfshirë një ofertë për ta huazuar me një obligim blerje, megjithatë marrëveshja finale me Blutë ende nuk është arritur.

“Nuk e di a do të ndodh”, ka thënë trajner gjerman kur është pyetur për transferin e yllit të Chelsea.

“Por ai është njëri prej talentëve më të mëdhenj në pozitën e tij. Kështu që është normale që një klub si Bayerni të tentojë që ta transferojë atë”. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...