Fletëvotimet kanë arritur në Kosovë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell dhe vranësira të...

Një personi në Lipjan i sekuestrohet një armë me 13 fishekë

Sipas raportit nga Policia Kosovës bëhet e ditur se është shoqëruar në stacionin policor...

Mbi 1 milion e 600 mijë fletëvotime janë shtypur për zgjedhjet e 14 shkurtit. Ato tashmë kanë arritur në Kosovë dhe të shtunën do të shpërndahen në depot e komisioneve komunale të zgjedhjeve, ndërsa të dielën në mëngjes për në 888 qendra të votimit të cilat kanë gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë për IndeksOnlinen se janë shtypur 177 mijë e 662 fletëvotime më pak se numri i votuesve apo në përqindje 9,89 % më pak.

“Mund t’ju konfirmoj se fletëvotimet kanë arritur në Kosovë. Të shtunën do të shpërndahen në depot e komisioneve komunale të zgjedhjeve, ndërsa të dielën në mëngjes për në 888 qendra të votimit të cilat kanë gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime”, ka deklaruar Elezi.

Sipas tij, bazuar në listën përfundimtare të votuesve, votues me të drejtë vote për këto zgjedhje janë 1 milion 794 mijë e 862 votues, ndërsa janë shtypur 1 milion e 617 mijë e 200 fletëvotime përfshirë fletëvotimet rezervë. Rrjedhimisht i bie se janë shtypur 177 mijë e 662 fletëvotime më pak se numri i votuesve apo në përqindje 9,89 % më pak./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Përfundon numërimi i votave në të gjitha vendvotimet në Lipjan, ky është rezultati

Komisioni Qëndror Zgjedhor ka numëruar votat në të gjitha vendvotimet të Komunës së Lipjanit. Vendvotime...

Rezultati i zgjedhjeve nëpër të gjitha komunat e Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka publikuar rezultatet për mbi 97% të votave nga...

(E përditësuar) Numërohen 710 mijë vota, ky është rezultati

00:50 — KQZ ka numëruar 710 mijë vota tashmë. Vetëvendosje po prin e para...