Flet zëdhënësi i Ushtrisë së Lirë Siriane: Po dështojmë, të gjithë janë kundër nesh, sidomos rusët! (Video)

PUBLIKUAR

Ushtria siriane ka siguruar një fitore të madhe të mërkurën, ndërsa Rusia ka premtuar të vazhdojë fushatën ajrore në mbështetje të forcave të regjimit të Bashar al-Assadit. Burime ushtarake nga Ushtria siriane thanë se trupat besnike të Assadit kanë ndërprerë rrugën e fundit të furnizimit të kryengritësve nga Aleppo deri te kufiri turk. Po ashtu, pas tri vitesh është ndërprerë rrethimi i fshatrave shiite Nubol dhe Zahra. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, kështu e ka përshkruar këtë luftë: “Situata në Siri ngjan me Ferrin në Tokë”,

Si përgjigje ndaj humbjeve, fraksionet e afërta me Ushtrinë e Lirë Siriane kanë vendosur të bashkohen. Kështu u formua Këshilli i përbashkët ushtarak për Aleppon, qytetin kryesor të kryengritësve.

“Ky është hapi i parë i bashkimit të forcave”, shkruan në Twitter zëdhënësi i Këshillit të ri, Mustafa Al-Halabi.

Mediat kroate kanë kontaktuar me këtë zëdhënës, i cili ka thënë: “Situata është shumë e vështirë, për shkak të bombardimeve intensive të Forcave Ajrore të Rusisë”.

Forcat kryengritëse në veri të Aleppos janë sulmuar nga të gjitha anët. Nga ana e jugut sulmojnë trupat e Assadit, nga lindja sulmon Shteti Islamik, ndërsa nga perëndimi sulmojnë kurdët.

“Siria veriore është dëshmitare e fluturimeve ditore nga të paktën gjashtë aeroplanë luftarakë rusë. Ata shkatërrojnë secilin që lufton kundër Assadit. Ata bombardojnë civilët”, thotë ai, transmeton Telegrafi.

Rusët bënë që Ushtria e Sirisë, mbështetëse e Assadit, të merr qytetin Mayer të enjten, ndërsa të premten futen në Ritjan. E, rënia e Ritjanit dëshmon fuqizimin e diktatorit të Sirisë. Kjo ka bërë që të ndërpriten edhe bisedimet paqësore të iniciuara nga OKB, pas vrasjes së mbi 260 mijë personave.

Dështimet e këtyre bisedimeve shpërngulën shumë sirianë. Kështu, rreth 110 mijë refugjatë mësynë Turqinë.

“Numri i njerëzve të zhvendosur nga vendet në veri të Aleppos është mbi 70 mijë. Ata po ngrihen duke pritur të kalojnë kufirin me Turqinë”, thotë al-Halabi.

Në anën tjetër, shefi i diplomacisë ruse thotë se sulmet ajrore nuk do të ndalen derisa nuk shkatërrohen organizatat terroriste si ISIS dhe Fronti al-Nusra. Por, al-Halabi thotë se rusët po sulmojnë vetëm Ushtrinë e Lirë Sirian dhe askënd tjetër. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Parlamenti Evropian i bën thirrje Kosovës për reforma dhe institucione funksionale

Parlamenti Evropian ka kërkuar nga Kosova që të përshpejtojë reformat që lidhen me integrimin...

Vdekja e të riut në kantierin e ndërtimit në Prishtinë, Inspektorati sqaron kompetencat dhe paralajmëron masa ligjore

Inspektorati Qendror i Punës ka reaguar pas aksidentit të rëndë në një kantier ndërtimi...

Raporti për krimet e luftës, Kurti: Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në promovimin e...