Flet Ronaldo pasi ia siguroi Juventusit tri pikë në sekondat e fundit kundër Genoa

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo është shprehur i lumtur me mënyrën sesi Juventusi e kërkoi fitoren me këmbëngulje në triumfin 2:1 kundër Genoa të mërkurën mbrëma në Serie A.

Në një ndeshje ku Genoa mbeti me 10 futbollistë nga fillimi i pjesës së dytë dhe Juventusi e humbi Adrien Rabioitin po ashtu me të kuq pak minuta para fundit, u duk sikur skuadrat do t’i ndanin pikët pas golave nga Leonardo Bonucci dhe Christian Koumane, raporton Gazeta Express.

Por një penallti kontroverse e Cristiano Ronaldos në minutën e 94-të e shpëtoi Juven nga barazimi i tretë në 10 ndeshje në ligë dhe nga humbja e pozitës së parë në renditje.

Ronaldos iu anulua një gol në minutën e 92-të për shkak të pozitës jashtë loje, por ai gjeti kohë prapëseprapë për t’u bërë heroi i bardhezinjve, duke e fituar dhe e shndërruar në gol një penallti kontroverse në minutën e fundit.

“Jam i lumtur”, tha Ronaldo për Sky Sport Italia.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë kundër një ekipi të organizuar mirë ama ne jemi Juventusi, dhe motoja jonë është të luftojmë deri në fund”, shtoi portugezi.

“Jemi të lumtur me tri pikët. Kemi krijuar shumë dhe e merituam fitoren. Fakti që Interi ishte i pari në renditje, ishte stimulues shtesë për ne”, përfundoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...