Flet mësuesi i Fjolla Morinës e Dua Lipës, tregon cila ishte nxënëse më e mirë

PUBLIKUAR

Deputeti i LDK-së, Frashër Demaj, ka zbuluar se ka qenë mësues i këngëtares me famë botërore, Dua Lipa, gjatë kohës sa ajo po jetonte në Prishtinë, raporton Gazeta Express.

Demaj ka thënë se e ka mësuar dy vjet Dua Lipën.

Ai e ka përshkruar atë si fëmijë të lezetshëm, e shumë të edukuar.

“E kam mësu nja dy vjet Dua Lipën, disa orë i kam pas te Mileniumi tretë, ishte fëmijë i lezetshëm, shumë i edukum, nuk më ka shku mendja që ajo është aq talente në atë fushë.

Besoj që po, njerëzit që kanë kulturë me backround edhe gjyshërit e Dua Lipës kanë qenë doktor të shkencave. E vlerësoj si një vajzë tepër të kulturume, atë edukatë e shfaq edhe sot e atë dite”, ka thënë ai.

Demaj ka bërë të ditur se edhe Fjolla Morinën e ka pasur nxënëse e gjithashtu edhe këngëtarin Shpat Deda.

I pyetur se cila ka qenë nxënëse më e mirë në shkollë, Demaj e ka vlerësuar punën e të dyjave. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Santiana publikon foto me nënën e saj, mbishkrimi kaq emocionues (Foto)

Ish- banorja e “Big Brother Vip Kosova”, Santiana Maloku ka bërë paraqitjen e radhës...

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...