Flet menaxheri: Kjo është e ardhmja e Ibrahimovicit

PUBLIKUAR

E ardhmja e sulmuesit suedez Zlatan Ibrahimovic ende është në pikëpyetje.

Sulmuesi shtatlartë ka përfunduar kontratën me kampionin e ri të Francës, Paris Saint Germain dhe tani është lojtar i lirë.

Por e ardhmja e tij ende është në dyshim, nëse do të vazhdoi karrierën në njërën nga pesë ligat më të forta në Evropë, apo do të zgjedhë mes Kinës e Amerikës.

Menaxheri i lojtarit, Mino Raiola ka folur për të ardhmen e Ibrahimovicit.

“E ardhmja e Ibrahimovic është ende e paqartë dhe nuk e kuptoj se përse të gjithë insistojnë me Manchester United. Në fund do ta shikoni që do të mbeteni të gjithë të befasuar”, deklaroi Raiola.

“Kemi marrë disa oferta nga Liga Premier dhe nga klube të tjera evropiane, nuk ka nxitim pasi ne do të vlerësojmë projektet. Nuk do ta zbulojmë të ardhmen e Ibrahimovic para Evropianit. Duam ti bëjmë gjërat për së mbari dhe na intereson cilësia e projektit”.

“Dëgjoj të flitet vetëm për United, por nuk ka mbaruar, e ardhmja e tij mbetet e pasigurt. E sigurt është që nuk do të tërhiqet nga futbolli, deri sa të kem frymë, do të bëj të mundur që kjo të mos ndodhë”, përfundoi Raiola. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...