Flasin nga QKUK, gjendja e të plagosurve në Skenderaj është stabile

PUBLIKUAR

Një person ka mbetur i vdekur dhe të dy të tjerë të plagosur, si pasojë e një konflikti që ka ndodhur në fshatin Baks të Skenderajt.

Doktoresha kujdestare në QKUK, Dafina Basholli, për Klankosova.tv theksoi se gjendja e të plagosurve është stabile

“Gjendja e dy të plagosurve që kanë ardhur nga Skenderaj është stabile, derisa do të lëshohen së shpejti në shtëpi”, është shprehur Basholli.

“Njëri nga të plagosurit ka plagë në këmbë, teksa tjetri në pjesën abdominale”, shtoi ajo.

Rasti është konfirmuar për Klankosova.tv edhe nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana.

“Sot me datën 23. 07.2022, rreth orës 19: 04 është raportuar për një mosmarrëveshje në fshatin Baks- Skenderaj, ku kemi tre te plagosur, njeri prej tyre ka ndërruar jetë, ndërsa dy te plagosurit janë dërguar në QKUK në Prishtinë”

SHIKO MË SHUMË

Kanosi gruan me mjet të mprehtë, dërgohet në mbajtje i dyshuari në Obiliq

Një person është arrestuar në Obiliq nën dyshimin se ka kanosur një grua me...

Kurti i fton avokatët kosovarë në Francë që të punojnë si prokurorë në Kosovë: Do të kisha qenë shumë i interesuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Paris, ka takuar një grup të...

Incident në një lokal në Pejë, dy persona fyejnë një grua dhe përleshen me policinë

Dy persona janë arrestuar në Pejë, pasi fillimisht kishin fyer një grua në një...