Flamuri gjigant i UҪK-së do të vendoset në sfidën Shqipëri-Serbi (Foto)

PUBLIKUAR

Tifozët e kombëtares së Shqipërisë janë duke menduar për koreografinë në “Loro Boriçi” për ndeshjen kundër Serbisë.

Tashmë ju kujtohet përballja famëkeqe e 14 tetorit në Beograd, ku u ofenduan në baza racore dhe u ushtrua dhunë ndaj futbollistëve shqiptarë – dhe për një kundërpërgjigje ndaj asaj që ndodhi atje, tifozët kuqezinj kanë plane për takimin që do të zhvillohet në Shkodër.

Sipas një burimi të Portalit Albeu, në stadium do të shpaloset një flamur gjigant mbi të cilën do të jetë shkruar “Ushtria Çlirimtare e Kosovës” (gjithmonë nëse flamuri do të konstruktohet në kohë).

Mirëpo, pas ngjarjeve në Beograd dhe dënimit pa faj të Shqipërisë nga UEFA, vështirë se autoritetet mund të lejojnë një flamur të tillë në stadium, duke iu trembur edhe sanksioneve të reja nga UEFA.

Përballja Shqipëri-Serbi, e vlefshme për fazën kualifikuese për Euro 2016 pritet të luhet më 8 tetor 2015. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...