Flamengo: Ende nuk është arritur marrëveshja me Milanin për Paquetan

PUBLIKUAR

Drejtori sportiv i Flamengos, Carlos Noval, i ka konfirmuar negociata me Milanin për Lucas Paqueta, mirëpo ka thënë se ende nuk janë mbyllur.

21-vjeçari thuhet se ka arritur marrëveshje që të kalojë te gjiganti italian për vlerën e 35 milionë eurove, transmeton Gazeta Express.

“Ende nuk është një marrëveshje e kryer me Milanin, ne preferojmë të flasim vetëm kur të mbyllen gjërat”, ka thënë drejtori i Flamengos.

“Jem në bisedime. Negociata po vazhdojnë, mirëpo ende nuk janë mbyllur”.

“Nuk mendoj se do të arrihet marrëveshja para dy javëve”.

Shuma e 35 milionë eurove do ta bëjë Paquetan lojtarin më të shtrenjtë të transferuar ndonjëherë në Serie A.

Milani është duke e fituar betejën me Paris Saint-Germainin dhe Liverpoolin për talentin brazilian. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...