Fjolla Morina shfaqet provokuese në paraqitjen e radhës

PUBLIKUAR

Këngëtarja shqiptare, Fjolla Morina është mjaft aktive në rrjetet sociale.

Fjolla sjell vazhdimisht për fansat e shumtë në Instagram imazhe nga më të ndryshmet, të cilat marrin çdo herë vëmendje.

Edhe së fundmi, Morina postoi disa fotografi që në fokus kishin linjat e saj trupore ndërsa ajo shihet e veshur e tëra në të zeza.

Foto: Fjolla Morina/Instagram

Fjolla për daljen e radhës përzgjodhi një bluzë të shkurtër me dekolte të hapur dhe e lidhur rreth belit, ndërsa e përshtati me pantallona të zi me prerje të tejdukshme në disa pjesë.

Pamje e saj u kompletua me një çantë të zezë dhe këpucë me platformë po ashtu të zezë.

Foto: Fjolla Morina/Instagram

Flokët i la të lidhura lartë dhe të valëzuara teksa përfundoi dukje me makijazh të theksuar dhe aksesor.

Nuk kanë munguar komentet e admiruesve të saj që presin me padurim postimet nga këngëtarja, e cila vetëm pak kohë më parë u rikthye me një projekt të ri muzikor.

Foto: Fjolla Morina/Instagram

Pas një pauze të gjatë Fjolla në qershor publikoi bashkëpunimin me Nushin “Suppa duppa”, kënga u prit mirë dhe tashmë ka kaluar shifrën e 1.7 milion klikimeve në YouTube. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Mora fjalë” nuk gjendet më në YouTube, heqja e këngës ngre pikëpyetje

“Mora fjalë” është hequr nga YouTube, duke mos qenë më e disponueshme në versionin...

Shkurta Fejza niset për pushime me familje

Këngëtarja e njohur Shkurta Fejza ka ndarë një moment familjar nga aeroporti, ku shihet...

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...