Fjolla Morina reagon pas raportimeve se është arrestuar

PUBLIKUAR

Sot (e mërkurë) kanë qarkulluar një sërë lajmesh për arrestimin e këngëtares Fjolla Morina.

Avokati i saj, Fanol Krasniqi, në një prononcim për Telegrafin tha se ishte ndaluar nga policia pasi figuron që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli.

Krasniqi tutje sqaroi se artistja u lirua menjëherë dhe se nuk kishte të bënte me një arrestim të 36-vjeçares.

Fjolla Morina (Foto: Instagram)

Këtë e ka konfirmuar edhe vet Fjolla në një reagim të bërë në rrjete sociale, ku shfaqet në lokalin e saj.

“Të dyqani jam”, ka shkruar ajo.

Fjolla Morina (Foto: Instagram)

Morina duhet theksuar se u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, meqenëse mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Ajo gjithashtu u shpall në kërkim më 21 prill 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Një vit nga vdekja e Eldionit, motra e Gjestit reagon ashpër: Marre ju qoftë!

Sot bëhet saktësisht një vit nga dita kur Eldioni, vëllai i këngëtarit Gjestit, humbi...

“Mora fjalë” nuk gjendet më në YouTube, heqja e këngës ngre pikëpyetje

“Mora fjalë” është hequr nga YouTube, duke mos qenë më e disponueshme në versionin...

Shkurta Fejza niset për pushime me familje

Këngëtarja e njohur Shkurta Fejza ka ndarë një moment familjar nga aeroporti, ku shihet...