Fjolla Morina reagon pas kritikave për performancën e saj: Çka bëni? Merrni ‘gura’ e qëlloni

PUBLIKUAR

Fjolla Morina ka bërë një postim në profilin e saj në Instagram për të dhënë mendimin dhe shpjegimin e saj për performancën shumë të kritikuar që ka bërë mbrëmë në Skenderaj.

Fjolla thotë se nuk po i besonte syve kur është zgjuar në mëngjes dhe po lexonte çfarë po shkruhej për të.

Ajo më pas vazhdon duke thënë se ka performuar dhe kënduar siç bëjnë të gjitha këngëtaret e zhanrit të saj, ashtu siç performon në çdo qytet tjetër të Kosovës dhe Skenderaj s’ka pse të jetë ndryshe.

Fjolla tregon se nuk po çuditet me këto reagime dhe thekson se veshja e saj ishte e njëjtë si ajo e Rita Orës kur performoi në Prishtinë dhe se njerëzit po kanë probleme me çdo femër që performon në një trupore dhe se ” marrin gurë dhe qëllojnë”.

“Une i kendoj Shqiptareve kudo qe jane pa dallim vendi per mua jane te gjithe publiku im. Pse nuk i lexova keto komente kur kendoja ne Prishtin ose ne Tiran a kudo qofte ku ka Shqiptare?!!!”, është pyetja e Fjollës./Gaz

SHIKO MË SHUMË

Fuego tregon se e ndihmoi financiarisht Mozzik: Nuk do t’ia harroj sa të jem gjallë!

Fuego ka ndarë një rrëfim për raportin e tij me këngëtarin Mozzik, duke zbuluar...

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...