Fjolla Morina: Njeriu i cili nuk ka turp dhe nuk skuqet, ka defekte në personalitetin e tij

PUBLIKUAR

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, po vazhdon të jetë aktive dhe mjaft e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Ajo shpesh publikon për ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj apo aktivitetet muzikore.

Në një fotografi të publikuar së fundmi, këngëtarja e hitit “Fb” është shfaqur paksa e dëshpëruar në një ‘selfie’, teksa e ka shoqëruar atë me një mbishkrim interesant.

Foto: Fjolla Morina/InstaStory

“Njeriu i cili nuk ka turp dhe nuk skuqet ka defekte në personalitetin e tij dhe nëse ka defekte në personalitetin e tij, atëherë ai është objekt i studimit të psikopatologjisë. A po më kuptoni?”, ka shkruar Fjolla në InstaStory.

Nuk dihet nëse kjo frazë ka qenë një dedikim për dikë në veçanti, pasi tash e sa kohë Morina ka qëndruar e rezervuar për sa i përket jetës private.

Foto: Fjolla Morina/Instagram

Ajo sivjet i dha fund lidhjes me biznesmenin e njohur Fisnik Syla, me të cilin ishte kurorëzuar vitin e kaluar në një dasmë glamuroze në Ishujt Maldive. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Mora fjalë” nuk gjendet më në YouTube, heqja e këngës ngre pikëpyetje

“Mora fjalë” është hequr nga YouTube, duke mos qenë më e disponueshme në versionin...

Shkurta Fejza niset për pushime me familje

Këngëtarja e njohur Shkurta Fejza ka ndarë një moment familjar nga aeroporti, ku shihet...

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...