Fjalimi i planifikuar i presidentit turk krijon kaos në Uashington (Video)

PUBLIKUAR

Vendi ku presidenti turk Recep Tayyip Erdogan kishte planifikuar të mbaj një fjalim, është shndërruar në kaos dhe në një vend të dhunës, kur një gazetar është larguar fizikisht nga vendi i ngjarjes nga personi i sigurimit turk, derisa një roje tjetër ka goditur dhe hedhur në trotuar një grua para rrugëve kryesore të Uashingtonit, raporton Foreign Policy .

Një grup i vogël protestuesish ishin mbledhur në rrugën nga Instituti Brookings pranë Dupont Circle në Uashington, derisa disa mbanin pankarta në të cilat shkruante, “Erdogan: Kriminel i luftës”, kurse disa tjerë shfrytëzonin megafonin për të brohoritur “vrasës i fëmijëve”, transmeton Telegrafi.

Por kur protestuesit tentuan të kalojnë rrugën, policët e Uashingtonit bllokuan trafikun dhe fizikisht i ndanë ata nga personeli turk. Një agjent i Shërbimit Sekret që qëndronte pranë i kishte thënë një kolegut se “situata është paksa jashtë kontrollit”. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Hysni Gucati nuk e lejon deputeten Duda Balje të dalë nga oborri i Kuvendit, ajo kthehet mbrapsht

Kreu i OVL-së, Hysni Gucati, nuk e ka lejuar deputeten Duda Balje që të...

Peci: Nëse shkojmë në zgjedhje, konstanta është Albini, e ju LDK, PDK e AAK jeni variablat

Kryetari i GUXO, Faton Peci i ka bërë thirrje partive politike për arritjen e...

Kurti: Të bëhen 72 orë nga leximi i parë, zotohem publikisht që të enjten e votojmë në lexim të dytë

“Presidenti duhet të zgjidhet sot, ndërsa ligjin mund ta votojmë edhe më pastaj, sipas...