Fjalimi i fundit i Ronaldos për Realin: Ia vlen të vdesim sonte për ta shkruar historinë

PUBLIKUAR

Në ndeshjen e tij të fundit për Real Madridin, superylli portugez Cristiano Ronaldo i motivoi bashkëlojtarët e tij për ta korrur suksesin historik ndaj Liverpoolin në finalen e sezonin të kaluar në Ligën e Kampionëve.

“Është koha të fitojmë, jo të luajmë”, kishte thënë Ronaldo duke qëndruar në këmbë para bashkëlojtarëve në zhveshtoren e Realit në Kiev, më pas u kishte bërë thirrje bashkëlojtarëve të reagojnë dhe të shkruajnë historinë, transmeton Gazeta Express.

Gjiganti spanjoll i kishte fituar dy titujt e kaluar në Ligën e Kampionëve dhe, edhe pse shumë persona nëpër Evropë dëshironin ta shihnin një skuadër tjetër duke triumfuar në garën më prestigjioze të kontinentit, Ronaldo i kërkoi skuadrës së vet të japë gjithçka nga vetja për t’u bërë ekipi i parë që e fiton Ligën e Kampionëve tri herë radhazi në epokën moderne.

“Të vrapojmë dhe luftojmë, pastaj cilësitë tona shfaqen vetvetiu”, vazhdoi Ronaldo me fjalimin e tij motivues, i cili është bërë publik në dokumentarin e publikuar së fundmi “Në Zemër të Decimotercera”.

“Ia vlen të vdesim sonte për të bërë histori. Do të jemi të parët me tre tituj: luajmë, fitojmë dhe bëjmë histori!”

“Ec aty!”

Dhe historia së shpejti u takoi atyre.

U deshën dy gabime të tmerrshme nga portieri i Liverpoolit, Loris Karius, dhe një gol prej më të mirëve në këtë garë nga Gareth Bale për ta vulosur fitoren e Real Madridit 3-1, ama pak persona kanë mundur të argumentonin se Los Blancos s’e kanë merituar këtë sukses. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...