Shkëlzen Gashi është prezantuar në skuadrën e tij të re Colorado Rapids.
Ai ka folur për eksperiencën e re duke mos e harruar të kaluar.
“Kam kaluar një kohë të mirë si lojtar i FC Zurich, Grasshoper, Baselit dhe dua t’i falënderoj ish klubet e mia dhe jam shumë i lumtur që jam këtu”.
.jpg)
“Dua t’i falënderoj të gjithë këtu te Colorado, sepse është një hap i ri për mua, një sfidë e re”, ka thënë Gashi për ueb faqen e tyre.
Ai do ta bartë numrin 11 te klubi i tij i ri. /Telegrafi/


