Fjalët e para të Daut Azemit pas zgjedhjës si kryesues i Kuvendit Komunal në Lipjan

PUBLIKUAR

Kryesuesi i sa po zgjedhur i Kuvendit Komunal në Lipjan, Daut Azemi përmes facebook-ut ka thënë se është nderë dhe krenari për të që Këshilltarët e Kuvendit më votën e tyre e zgjedhën për Kryesues të institucionit legjislativ në kuadër të Komunës.

Azemi tutje ka thën se është shumë falenderues dhe mirënjohës Kryetarit IMRI AHMETI dhe strukturave të LDK-së për besimin e dhënë, falenderues edhe grupit të këshilltarëve të tyre dhe të koalicioni dhe gjithë këshilltarëve që e përkrahën me votë.

Ky është postimi nga Kryesuesi Azemi:

Të nderuar qytetar të Lipjanit sot u mbajt seanca inauguruese e Kuvendit të Komunës sonë me këtë rast u bë betimi i Kryetarit z.Imri Ahmeti dhe i 31 Këshilltarëve të zgjedhur nga zgjedhjet e fundit lokale.
Është nderë dhe krenari për mua që Këshilltarët e Kuvendit më votën e tyre më zgjedhën për Kryesues të institucionit legjislativ në kuadër të Komunës.
Është përgjegjësi e imja që Kuvendi të përfaqësohet denjësisht gjatë këtij mandati dhe une zotohem se do të bashkëpunoj ngushtë me të gjithë këshilltarët në interes të qytetarëve të komunës sonë.
Bashkarisht edhe me Kryetarin e Komunës dhe gjithë stafin, do të punojmë për të mirën e Komunës tonë, do të punojmë që Komuna jonë të jetë shembull jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon.
Jam shumë falenderues dhe mirënjohës Kryetarit IMRI AHMETI dhe strukturave të LDK-së për besimin e dhënë, falenderues edhe grupit të këshilltarëve tonë dhe të koalicioni dhe gjithë këshilltarëve që më përkrahën me votë.
Jam falenderues gjithë votuesve dhe përkrahësve të mi, veqanërisht bashkëvendasëve të Babushit të cilët çdo herë e më shumë po më mbështesin në rrugëtimin tim politik.
Me punë dhe përkushtim do të mundohem që tua kthejë besim tuaj.

Faleminderit, na prift e mbara.
Me respekt
Daut Azemi – Kryesues i Kuvendit Komunal Lipjan

SHIKO MË SHUMË

Tentim vrasje në Lipjan: Viktima dërgohet në QKUK, i dyshuari në mbajtje

Një person është sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshje me një tjetër. I dyshuari u...

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...