Fituesit e Kampionatit Evropian: Nga 1960 deri më 2016

PUBLIKUAR

Kampionati Evropian është turneu më i madh dhe më prestigjioz në Evropë për ekipet kombëtare. Që nga nisja e Kampionatit Evropian, shumë lojtarë dhe ekipe legjendare kanë marrë pjesë në këtë garë.

Që nga edicioni i parë i turneut në vitin 1960, vetëm dhjetë vende e kanë mbajtur titullin e të qenët mbretër të Evropës. Nga ata 10, vetëm tre kanë arritur ta fitojnë më shumë sesa një herë, transmeton Gazeta Express.

Më poshtë mund t’i shihni se cilat vende kanë arritur ta fitojë çmimin më prestigjioz për ekipet kombëtare në Evropë, që nga Kupa e Kombeve Evropiane 1960 e deri te EURO 2016.

1960 – Bashkimi Sovjetik: (Bashkimi Sovjetik 2:1 Jugosllavia)

1964 – Spanja: (Spanja 2:1 Bashkimi Sovjetik)

1968 – Italia: (Italia 2:0 Jugosllavia)

1972 – Gjermania Perëndimore (Gjermania Perëndimore 3:0 Bashkimi Sovjetik)

1976 – Çekosllovakia (Çekosllovakia fitoi 5:3 në penallti kundër Gjermanisë Perëndimore, pasi ndeshja përfundoi me barazim 2:2)

1980 – Gjermani Perëndimore (Gjermania Perëndimore 2:1 Belgjika)

1984 – Franca: (Franca 2:0 Spanja)

1988 – Holanda: (Holanda 2:0 Bashkimi Sovjetik)

1992 – Danimarka: (Danimarka 2:0 Gjermania)

1996 – Gjermania: (Gjermania 2:1 Republika Çeke, ndeshja ishte vendosur në kohën shtesë)

2000 – Franca: (Franca 2:1 Italia)

2004 – Greqia: (Greqia 1:0 Portugalia)

2008 – Spanja: (Spanja 1:0 Gjermania)

2012 – Spanja: (Spanja 4:0 Italia)

2016 – Portugalia: (Portugalia 1:0 Franca) /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...