Fitorja ndaj Juves, Udine hyn në histori

PUBLIKUAR

Juventusi nuk e ka filluar si duhet sezonin e ri në Serie A. Kampioni në fuqi pësoi humbje nga Udinese para tifozëve të vet.

Kjo nuk është vetëm humbje e tri pikëve për Zonjën e Vjetër, por është edhe humbje e disa rekordeve që kampioni italian i ka ndërtuar gjatë viteve.

Për herë të parë në histori, Bianconerët janë mundur në ndeshjen hapëse të kampionatit. Dhe kjo është hera e parë që ata nuk arritën të shënojnë së paku një gol në sfidën e parë kampionale.

Gjithashtu, Udinese arriti të ndalë edhe ecurinë prej 47 ndeshjeve të fituara në shtëpi të Juves.

Hera e fundit që Zonja e Vjetër kishte humbur në Juventus Stadium, ishte në janar të vitit 2013 nga Sampdoria. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...