Fitore dhe rekord i jashtëzakonshëm për Buffonin

PUBLIKUAR

Një fitore, ajo ndaj Interit, që nuk jep vetëm tri pikët, por edhe një rekord për kapitenin e Juventusit, Gianluigi Buffon.

Buffon ka shkuar në 746 minuta pa pësuar gol në kampionat. Një arritje që ka filluar nga minuta e 64-të e sfidës ndaj Sampdorias, kur Cassano kaloi portierin dhe shënoi në fitore 2:1 të Juventusit.

Ishte 10 janari dhe prej atij goli asnjë tjetër s’u pësua më nga legjenda e klubit bardh e zi.

Udinese, Roma, Chievo, Genoa, Frosinone, Napoli, Bologna dhe Inter skuadrat me të cilat është përballur Juve dhe Buffon ka mbetur i pa mposhtur, transmeton Telegrafi.

Buffon ngjitet në vend të gjashtë duke mbajtur portën të pa prekur dhe ky rekord mund të zgjatet ende. Ai ka kaluar Markechanin që në vitin 1998 me Lazion qëndroi 700 minuta pa pësuar gol.

Ndërkohë para Buffonit janë edhe disa portierë si Pinato (757′, Atalanta 1996/1997), Pellizzollin (774′, Roma 2003/2004) dhe Da Poco (791′, Xhenoa 1963/1964), duke iu afruar Zoff (903 minuta në Juve 1972/1973) dhe Sebastiano Rosit, 929 minuta pa gol në sezonin 1993/1994 tek Milani. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...