Fitojnë Roma dhe Napoli, Milani shpreson te finalja e Kupës (Video)

PUBLIKUAR

Milani ka humbur ndaj Romës me rezultat 1-3 në San Siro.

Edhe pse vendasit dhanë maksimumin për të arritur një rezultat pozitiv, mysafirët treguan se kanë udhëtuar me qëllimin për të mbyllur këtë sezon me fitore.

Golat në këtë takim u shënuan nga Mohamed Salah (19’), Stephan El Shaarawy, Emerson (82’), ndërsa golin e nderit për mysafirët e shënoi Carlos Bacca (87’).

Pas kësaj humbje Milani e përfundon kampionatin në vendin e shtatë, kurse Roma në vendin e tretë.

Milani ka edhe një mundësi për t’u kualifikuar në Ligën e Evropë, ajo është nëse fiton në finale të Kupës së Italisë ndaj Juventusit.

Napoli fitoj ndaj Frosinones me rezultat 4-0 (Hamsik 44’, Higuain 52’,62’, 71’), kurse Interi humbi ndaj Sassuolos me rezultat 3-1 (Politano 6’, 39, Pellegrini 26’ dhe Palacio 32’). /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...