Fitim Selimi uron për “28 Nëntor”

PUBLIKUAR

Kryetari i AAK-së në Lipjan, Fitim Selimi ka uruar të gjithë qytetarët me rastin e festës së flamurit, “28 Nëntorit”

Ky është urimi i tij…

Ju te dashurit e mi! Gezuar qofshi ne keto dite festash! Shëndeti i arsyes njerëzëre e kombëtare normon ndjesitë për të sotmën e për të djeshmën tonë. Te mbjellim dashuri për kohërat kur jetuan dhe sakrifikuan më të gatshmit për të bërë atë! Te mbjellim dashuri për njerëzit që trasuan me djersë e gjak rrugen deri në këtë përjetim kremteje në liri e bashkim të përafruar. Ditë e flamurit, ditë e Pavarësisë së Nënës, me shumë pjesë shkëputura nga trungu i Saj, simbol i një filimi të besueshëm në bërjen e Shtetit e Lirisë, i bashkon në festë gjithë shqiptarët. I bashkon natyrshëm ndjenja e dashurisë e respekti për duartë dhe gjakun ndertues të kësaj dite, i bashkon ndjenja së vetëm si të tillë, mund të ruajmë e fisnikërojmë atë fryt të shtrenjtë. Këto ditë do të duhej të na bashkonin jo vetëm nga nevoja e përfilljes dhe nderimit për të kaluarën, por edhe nga domosdoja për të reflektuar nga niveli i përgjegjësisë në obligmet tona për ta bërë ecjen e kërkuar deri në qëllimin final. Le të na kete hije pranimi e dërgimi i urimeve në këtë përvjetor, duke qëndruar në përputhshmëri të asaj që e themi e dëshirojmë, me ate që kemi bërë e që duhet bërë në rrugëtimin tonë drejtë bërjes Një e të Pandarë (sic).

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...