Fitim Selimi: Nuk bëjmë koalicion me PDK-në

PUBLIKUAR

656X37346555IMG_2929
Anëtari i Kryesisë së NISMËS për Kosovën, Fitim Selimi, ka mohuar ndonjë takim me zyrtarët e PDK-së për të folur për mundësinë e një koalicioni të mundshëm.
Sidoqoftë, ai ka konfirmuar se anëtarët e Kryesisë së PDK-së janë duke provuar në vazhdimësi t’i bindur udhëheqësit e NISMËS për t’iu bashkuar koalicionit të Thaçit.
“Përgjigja jonë është jo sepse nuk bëjmë koalicion me PDK-në sepse është në shpërputhje me konceptin tonë”, ka thënë Selimi, për “Express”, të dielën.
Ai ka treguar se kanë pasur oferta nga PDK-ja për koalicion. “Ofertat kanë qenë të vazhdueshme për t’u kthyer në PDK. Nuk është se ka pasur ndonjë takim mes dy kryesive. Mirëpo, anëtarët e Kryesisë së PDK-së iu kanë drejtuar një numri të njerëzve të Kryesisë së Nismës me kërkesë që të kthehemi dhe të bëjmë koalicion. Esenca e krejt kësaj, kam dashur të theksoi se ka shpërputhje në PDK, e cila po thonë se i kemi numat dhe do të formojmë Qeverinë”, ka shtuar ai.
Ndryshe, mediat kanë raportuar se PDK i ka ofruar NISMËS për Kosovën tetë ministri vetëm që të bëhen bashkë për të formuar Qeverinë e re.
Ndërkohë, Fitim Selimi thotë se oferta ka pasur por për numrin e Ministrive s’mund të flas pasi s’është përgjegjësi e tij. “Për këto tetë Ministri nuk e di kush e ka thënë por kjo është e mundshme dhe është mirë me fol me Kryetarin. Unë e di që ka pasur oferta, ka pasur thirrje, ka pasur gjithçka pandërprerë. Në fakt, tash është vonë sepse është bërë një koalicion”, ka thënë Selimi.
Aktualisht, NISMA e Limajt është në koalicion me LDK-në dhe AAK-në për të formuar Qeverinë e re. NISMA për Kosovën ishte themeluar prej Jakup Krasniqit e Fatmir Limajt, dy ish-udhëheqës të lartë të PDK-së, pasi s’ishin pajtuar me politikat e kryetarit Hashim Thaçi.

SHIKO MË SHUMË

Therje me thikë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte rrahur nga...

Pesëvjeçari nga Lipjani në gjendje stabile, lirohet nga QKUK, merret nga QPS në Gjakovë

Fëmija pesëvjeçar nga Janjeva e Lipjanit, i cili u keqtrajtua nga prindërit e tij,...

Vdes Drejtori i HANDIKOS Lipjan Afrim Mena

Kryetari Komunës ka ngushëlluar familjen Mena me rastin e ndarjes nga jeta të Drejtorit...