Ronaldinho e ka krahasuar Roberto Firminon me Andres Iniesta dhe Mesut Ozil.
Liverpooli pagoi 28.7 milionë funte për ta marrë Firminon nga Hoffenheim verën e shkuar.
24 vjeçari ka filluar përshtatjen në Ligë Premier.
“Nuk e kam vënë kurrë në pikëpyetje se a është lojtar për Liverpool, e kam ditur se është”.
“Ai është ndër më të mirë në botë. Ai ka të njëjtin klas sikurse Ozil, Silva, Iniesta dhe lojtarët tjerë që luajnë në këtë rol”, ka thënë Ronadinho.
Ai ka lavdëruar edhe trajnerin Jurgen Klopp dhe beson që do të ketë sukses. /Telegrafi/


