Fiorentina përmbys Interin (Video)

PUBLIKUAR

Fiorentina ka regjistruar fitore prej 2-1 kundër Interit në ndeshjen e javës së 25-të në Serie A që u zhvillua në Stadio Artemio Franchi.

Vendasit nuk luajtën keq në gjysmën e parë, mirëpo e përfunduan atë me disavantazh prej një goli.

Palacio tregoi inteligjencë duke e kthyer topin për Marcelo Brozovicin, goditja e të cilit u ndal në rrjet (26’).

Mirëpo, në pjesën e dytë, vendasit arritën që ta barazojnë rezultatin. Një harkim të Ilicic e priti në zonë Borja Valero për t’i sjellë shifrat në nivel (60’).

Minutat e fundit të ndeshjes, zikaltrit i zhvilluan me një futbollist më pak në fushë, pasi Alex Telles u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë (82’).

Kjo bëri që Fiorentina të angazhohej dhe të shënonte golin e fitores me anë të Khouma El Hadji Babacar (90’+1).

Fiorentina është e treta në tabelë me 49 pikë, tetë më pak se lideri Juventus dhe dy më shumë se Roma që është në vend të katërt.

Interi është në pozitën e pestë në tabelë me 45 pikë të arkëtuara pas pesë javësh. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...