Financimi i terrorizmit, në Kosovë kanë hyrë 50 milionë euro nga Lindja e Mesme

PUBLIKUAR

financimi-i-terrorizmit-n-euml-kosov-euml-kan-euml-hyr-euml-50-milion-euml-euro-nga-lindja-e-mesme_hd

Bashkim Zeqiri, ekspert i financimit të terrorizmit, thotë se në Kosovë ekziston një bazë ligjore solide për financimin e terrorizmit. Ai thotë se problem është mungesa e vullnetit politik dhe se vitet e fundit në Kosovë kanë hyrë 50 milionë euro nga Lindja e Mesme.

“Bazuar në raportet ndërkombëtare mbi terrorizmin, për shembull raportet e Departamentit të Shtetit mbi Terrorizmin, publikuar në vitin 2013, theksojnë disa vërejtje që qeveria dhe institucionet e saj është dashtë seriozisht t’i qasen apo të merren dhe njëra prej këtyre vërejtjeve është që nuk dihet burimi i financimit të disa organizatave joqeveritare dhe Kosova nuk e ka të ngritur këtë mbikëqyrje”, tha Zeqiri për emisionin “Betimi për drejtësi”, të transmetuar në RTK.

“Vetëm vitet e fundit sipas vlerësimeve që i kemi bërë dyshohet se në Kosovë kanë hyrë mbi 50 milionë euro nga shtetet që vijnë nga Lindja e Mesme. Këto janë mjete të cilat duhet të analizohen, duhet të vlerësohen transaksionet, duhet të kryhen profile analitike dhe kjo kërkon një qasje shumë serioze”, tha ai. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

14 ndalim punimesh nga Inspektorati i Punës, 4 raste procedohen në Polici

Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së dhe në...

8 raste të reja me fruth në Kosovë, IKSHPK apel për vaksinim urgjent

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se në periudhën 16–30 prill...

Gjini pas takimit për datën e zgjedhjeve: Pati dakordancë për 7 qershorin

Ardian Gjini nga AAK-ja, pas takimit konsultativ me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena...