Finalja e madhe e Australian Open, Nadal e kërkon lavdinë

PUBLIKUAR

Sot do të zhvillohet finalja e madhe e Australian Open në konkurrencën e meshkujve.

Kjo finale do të vërë përballë dy tenistët që shkëlqyen në këtë turne, spanjollin Rafael Nadal dhe rusin Daniil Medvedev, shkruan Gazeta Express.

Për të prekur finalen, Rafael Nadal e mposhti 3:1 në sete në gjysmëfinale italianin Berrettini, që është bartësi numër shtatë në botë.

Në anën tjetër, Daniil Medvedev pati punë më të vështirë, pasi u përballë me grekun, Stefanos Tsitsipas, të cilin e mposhti 3:1 me sete.

Momentalisht, Nadal është në vendin e gjashtë në botë, kurse Medvedev i dyti.

Nëse fiton sot Nadal, atëherë ai do të shkonte në 21 GrandSlame të fituar, më shumë se çdokush tjetër.

Ndeshja fillon nga ora 9:30 me kohën tonë lokale. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...