Finalizohet largpërçuesi në Gadime

PUBLIKUAR

largpercues-Gadime

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Shpërndarje të Energjisë (KEDS) ka bërë të ditur se ka ndërtuar largpërçuesin e ri të Gadimes të gjatë mbi 11 kilometra (km), nga i cili do të përfitojnë direkt afro 1000 konsumatorë.

Sipas zyrtarëve të KEDS-it, rreth 1000 familje e biznese të Gadimes së Lipjanit dhe fshatrave përreth, tashmë kanë largpërçuesin e ri që mundëson furnizim shumë më kualitativ me energji elektrike. KEDS-i ka ndërtuar në këtë pjesë të vendit, ku ndodhet edhe një nga pikat më atraktive dhe të rëndësishme turistike, Shpella e Gadimes, largpërçuesin modern të gjatë 11.4 km.

“Largpërçuesi është i kombinuar, pra i dyfishtë në një pjesë me shtylla metalike dhe më pas kalon në largpërçues të njëfishtë me shtylla të betonit. Në fund të tij është i vendosur stabilimenti shpërndarës 20 kV”, ka shpjeguar Zenel Dinaj, menaxher i projektit, i cili u shpreh mjaft i kënaqur me punët e bëra.

Largpërçuesi i ri është ndërtuar pasi kjo pjesë kishte probleme me tension, gjendje kjo të cilën KEDS-i e kishte trashëguar.

“Ky largpërçues do të ndikojë dukshëm në përmirësimin e kualitetit të energjisë si dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike”, shtoi Dinaj.

Largpërçuesi i ri ka një shtrirje mjaft të madhe.

Janë 23 trafostacione 10/0.4 kV nëpër të cilat kalon LP i ri i Gadimes”,tha Habib Guri, menaxher i rrjetit në Distriktin e Ferizajit, të cilit i takon edhe Gadimja. Sipas tij, në largpërçuesin e ri përfshihen gati 1000 konsumatorë.

Këtë investim e kanë mirëpritur edhe qytetarët e kësaj ane. Një nga ta është edhe Ekrem Rrahmani, pronar i një autolarje në rrugën Prishtinë- Ferizaj, nga edhe kalon ky largpërçues.

“Po vetë fakti se janë ndërruar shtyllat e drurit me konstruksione metalike është shumë i mirëseardhur për ne. Kjo na bën më të sigurt, pasi me telat e mëhershëm kishim probleme të mëdha, sidomos në kushtet e rënduara atmosferike”, tha Rrahmani.

Lëshimi në punë i largpërçuesit të Gadimes është pjesë e investimeve të KEDS, të bëra sivjet në të gjitha distriktet e kompanisë anekënd vendit. KEDS-i ka lëshuar në punë deri tash 5 largpërçues të rinj, ndërsa ka në finalizim edhe 2 të tjerë, duke kompletuar projektin e sivjetshëm nga një largpërçues për secilin distrikt.

KEDS sivjet ka ndërtuar dhe lëshuar në punë ose i ka në finalizim e sipër, pos atij të Gadimes edhe gjashtë largpërçues të rinj, atë në Fushë të Pejës, Maxhunaj të Vushtrrisë, Bellanicë të Malishevës, Gërmovë të Vitisë, Komoran të Drenasit dhe Mamushë në Distriktin e Prizrenit./kosovalive360/

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku, Muhaxherit dhe Ahmetit: Pres dorëheqjet tuaja, i pranoj menjëherë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj kërkesave...

LDK në Lipjan kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

Kryesia e Degës së LDK-së në Lipjan, pas mbledhjes së mbajtur së bashku me...

Vdes i riju Hafir Maka, ngushëllohet familja

Ka vdekur Hafir Lulzim Maka, pas një aksidenti në trafik. Me këtë rast KBI-Lipjan ka...