Filluan “ Ditët e Diasporës” në Komunën e Lipjanit

PUBLIKUAR

Untitledhk

Me datën 13 gusht, në kafe bar “ Chez Pub” në sheshin “ Adem Jashari” në Lipjan, është hapur ekspozita e piktores” Emine Rexhiqi me temë “ Kohë dhe Rrugëtim”.  (Ekspozita do të qëndroi e hapur deri me 16 gusht).
Në këtë rast, Nënkryetari i Komunës së Lipjanit – Fitim Selimi, ka thënë se Komuna, po ofron mundësi për kulturë, për njerëz që e duan artin.  Selimi gjithashtu ka thënë se kjo ditë është përmbushje e vullnetit për gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit.
“ Ndjehem mirë që sado pak, po ofrojmë diçka për bashkatdhetarët tanë, të cilët me siguri do t’iu shpaguhet gjithë ai mund, dhe ajo pritje që kanë pas, me rastin kur ata ishin kontribuues që vendi të ketë lirin e saj, shtetësinë e saj”, ka thënë nënkryetari Selimi, derisa po uronte piktoren Emina Rexhiqin për ekspozitën e saj.

Ndërsa piktorja- Emina Rexhiqi, ka falënderuar të pranishmit duke thënë se ëndërr e saj tridhjetëvjeçare ka qenë të jetë prezente në qytetin e lindjes.

“ Ëndërr tridhjetëvjeçare ka qenë kjo e sotmja, ta ndajë me ju krijimtarinë time artistike” , ka thënë piktorja Rexhiqi, duke shtuar se kjo ekspozitë e hapur në Lipjan është e para, krahas ekspozitave që ka realizuar nëpër qytete të tjera të Kosovës.

Fjalë rasti pati edhe prof.dr.Hivzi Muharremi dhe përfaqësuesi nga Ministria e Diasporës, Adem Zhitopotoku./kklipjan

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...