Fillon vendosja e numrave identifikues nëpër shtëpi dhe banesa të Komunës së Lipjanit

PUBLIKUAR

Në tërë territorin e Komunës së Lipjanit ka filluar realizimi i projektit “ Sistemi Unifikuar i Adresave”, me ç’rast është duke u bërë vendosja e numrave dhe dhënja letrave informuese për qytetarë, njofton Komuna.
Projekti është pjesë e Sistemit të Adresave dhe është bashkëfinancuar nga Autoriteti Hartografik Norvegjez, Agjencionit Kadastral të Kosovës dhe Komunës së Lipjanit.
Qëllimi i këtij projekti është që qytetarët dhe institucionet të kenë një adresë unike dhe i paraprinë lidhjes dhe unifikimit të adresave me sisteme të tjera, siç janë Regjistrimi Civil, Kompanitë Publike etj.
Për realizimin e këtij projektit janë punësuar 8 Zyrtarë Mbështetës të cilët do të bëjnë vendosjen e numrave identifukues në Komunën e Lipjanit. /LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...