Seria A, është kampionati i radhës që do të startojë sot pasdite.
Elita e futbollit italian është njëri nga kampionatet më të forta në Evropë, dhe kjo ligë edhe në sezonin e ri pritet të jetë interesante, madje, këtë herë duket se do të jetë më e fortë se sezonin e kaluar për shkak të përforcimeve që kanë bërë disa klube përfshirë klubet e mëdha si Juventus, Inter, Milan e Roma, skuadra këto që sipas të gjitha gjasave do ta kenë fjalën kryesore në edicionin e ri.
Sezoni i ri në Seria A do të nis me përballjen mes Hellas Veronas dhe Romës, takim ky që luhet sot pasdite nga ora 18:00.
Ndërkaq, kampioni në fuqi, Juventusi, sezonin e ri do ta nisë në “Juventus Stadium”, kundër Udinese, ndërkaq, Inter dhe Milan luajnë kundër Atalantës përkatësisht Fiorentinës. /Telegrafi/
Të shtunën takohen:
(18.00) Hellas Vérona – AS Roma
(20.45) Lazio Roma – Bolonja
Të dielën takohen:
(18.00) Juventus – Udinese
(20.45) Empoli – Chievo Vérona
Fiorentina – AC Milan
Frosinone – Torino
Inter Milano – Atalanta Bergamo
Palermo – Genoa
Sampdoria – Carpi
Sassuolo – Napoli
/Telegrafi/


