Fillon numërimi i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta

PUBLIKUAR

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve ka filluar numërimi i votave me kusht dhe i atyre të personave me nevoja të veçanta, shkruan Gazeta Express.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se numri i votave të vlefshme me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta është 9 mijë e 313.

Ai dha detaje edhe për refuzimin e disa votave që i përkasin kësaj kategorie.

“Në QNR ka filluar procesi i numërimit të votave me kusht dhe i atyre të personave me nevoja të veçanta, të cilat u takojnë raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave që u mbajt të diel më 14 nëntor. Gjatë ditës së zgjedhjeve janë hedhur 10 mijë e 303 vota të cilat janë vota me kusht dhe vota të personave me nevoja të veçanta. Pas procesit të verifikimit të tyre janë konfirmuar 9 mijë e 313 vota me kusht. Arsyet e refuzimit mund të kategorizohen në tri kategori: ka votuar më shumë se një herë, votuesi me kusht nuk është në listën e votuesve dhe votuesi me kusht nuk ka votuar në komunën e tij”, ka thënë ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...