Fillon ndërtimi i Shkollës së re të Mesme në Gadime

PUBLIKUAR

Gjatë ditës së sotme Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkpunëtorë kanë vënë gurthemelin e re të shkollës së mesme në Gadime.

Gjatë këtij takimi  Ahmeti ka uruar të gjithë banorët e këtij fshati duke uruar që në afatin dinamik deri në verën e vitit të ardhshëm të funksionalizohet komplet objekti.

“ Jam i lumtur që jam sot në Gadime për vendosjen e gurëthemelit të këtij objekti i cili do të përmbush të gjitha kriteret e nevojshme për të funksionalizuar një shkollë. Besoj dhe uroj  që në afatin dinamik deri në verën e vitit të ardhshëm të funksionalizohet komplet objekti. Do të mbetet obligim i yni i përbashkët që në vazhdimësi t’i plotësojmë të gjitha kushtet që të arrijmë një edukim sa më cilësor në mësimnxënie për gjeneratat që po vinë”, është shprehur kryetari Ahmeti.

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...

I gjendet një armë zjarri në veturë, arrestohet lipjanasi

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Lipjan, pasi të njejtit...

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...