Në kuadër të projektit të mirëmbajtjes së hapësirave publike në Komunën e Lipjanit, sot ka filluar procesi i mbjelljes së luleve dekorative në hapësirat publike në qytetin e Lipjanit.
Kryetari Ahmeti tha se edhe këtë vit sikurse viteve të tjera Komuna e Lipjanit do t’i kushtoj vëmendje të veçantë ambienteve publike në mënyrë që këto hapësira në vazhdimësi të kenë pamje edhe më të mirë, njofton Komuna.
Po ashtu është shumë e rëndësishme që këto lule dhe çdo hapësirë tjetër e gjelbëruar të ruhet dhe mos të dëmtohet.


