Fillojnë zgjedhjet për Këshilla dhe Kryetarë të Fshatrave, PDK nuk marr pjesë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Ka filluar procesi i zgjedhjeve të anëtarëve të këshillave të fshatrave dhe kryetarëve të fshatrave duke përfshirë gjithë territorin e komunës së Lipjanit.

Këtë proces po e mbështet organizata zvicerane Helvetas nëpërmjet projektit të “ DEMOS”, pasi që komuna e Lipjanit, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, e si rezultat i kësaj është paraparë përkrahja në procesin e zgjedhjeve.

Në këtë rast, kryesuesi i komisionit për çështje të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane, të komunës së Lipjanit, Daut Azemi, tha se, të hënë është mbajtur tubimi zgjedhor me banorët e Janjevës, ku është zgjedhur Këshilli i përbërë prej njëmbëdhjetë anëtarëve dhe kryetari i këshillit.

“ Të hënën me fillim të orës 20:00 është mbajtur tubimi zgjedhor me banorët e Janjevës, ku kemi zgjedhur Këshillin në përbërje të 11 anëtarëve dhe kryetarin e këshillit”, ka thënë ai, duke shtuar se procesi ka qenë transparent dhe si rezultat i kësaj, banorët Janjevës kanë zgjedhur për kryetar të fshatit z. Behxhet Konxhelin, njofton Komuna e Lipjanit.


Ndërsa PDK në Lipjan ka thënë se Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës dega në Lipjan, njofton qytetarët lipjanas ,të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e PDK-së, se nuk do të marr pjesë në organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për këshillat e fshatrave dhe lagjeve urbane të Komunës së Lipjanit ,që pretendohet të mbahen gjatë muajit qershor ,të organizuara nga KK. Lipjan .
Zgjedhjet e fundit për kryetar të këshillave te fshatrave dhe lagjeve urbane ,janë mbajtur në muajin korrik të vitit 2011, në përputhshmëri me rregulloren e aplikueshme të aprovuar nga këshilltarët e Kuvendit Komunal nga përbërja e kaluar.Këto zgjedhje janë mbajtur në mënyrën më të mirë të mundshme dhe shumë demokratike ,meqë votimi është zhvilluar brenda një dite në të gjitha fshatrat e komunës ,qendrat e votimit janë hapur në ora 7- të mëngjesit dhe janë mbyllur në ora 19-të mbrëmjes dhe votimi është kryer me votë të fshehtë e në mbikëqyrjen e komisionit komunal të themeluar nga KK-ja dhe komisionit të fshatrave në përbërje të të gjitha subjekteve politike me përjashtim të LDK-së. Në këto zgjedhje, iu është dhënë mundësia të dalin e të votojnë për kandidatin e tyre të preferuar të gjithë qytetarëve që kanë të drejtë vote pa dallim gjinie .Madje ,kandidatët e subjekteve politike që garonin për kryetar te këshillit të fshatit apo lagjes në disa zona kanë shtypur broshura dhe fotografi me mesazhe të qarta për angazhimet që do të bëjnë për lokalitetin(fshatin )e tyre.
Me ndërrimin e pushteti në Lipjan,mbase u ka shkaktuar telashe këshillave dhe kryetarëve të fshatrave ,lokaliteteve dhe lagjeve, të komunës të cilët ishin zgjedhur ne mënyrë të rregullt dhe demokratike, duke mos iu ofrua bashkëpunim dhe duke i anashkaluar,madje në disa raste kryetarëve të këshillave lokal,iu është bërë trysni nga pushteti aktual që ata mos të kenë mundësi më të kryejn punën e vet.
Së fundi, asambleja komunale ka ndryshua disa nga nenet e kësaj rregullore ,duke ndryshua edhe formën e zgjedhjeve të këshillave të fshatareve dhe lagjeve por është kundërshtua fuqishëm dhe arsyeshëm nga këshilltarët e PDK-së ,mirëpo, me shumicë të votave është aprovua dhe mbi bazën e secilës tani pretendohet të organizohen këto zgjedhje..Tërë këtë proces po ndihmon dhe monitoron organizata joqeveritare zvicerane“Helvetas” e së cilës iu është bëre me dije nga dy anëtarët e PDK-së në këtë komision se përmes kësaj rregullore nuk është bëre hapë përpara e as avancim por është degraduar ,e devalvuar procesi demokratik, duke u pamundësuar të gjithë qytetarëve e veçanërisht gjinisë femërore të votojnë lirshëm për kryetar të fshatrave dhe votimi tw zhvillohet tërë ditën dhe me vote te fshehtë.
Njiherit ,pushtetit aktual në Lipjan dhe organizatës joqeveritare “Helvetas” i bëjmë më se dije PDK-ja në Komunën e Lipjanit bazuar në votën elektorale është subjekti i parë ,kjo është dëshmua përpos herave tjera edhe në zgjedhjet e fundit lokale dhe nacionale,andaj, mbi bazën e këtyre fakteve ne kemi edhe përgjegjësi për të gjitha zhvillimet për qytetarët lipjanas. Prandaj, duke e parë se me këso veprime të pushtetit aktual rëndë po shkelen parimet demokratike dhe e drejta elementare qer votë të lirë
të qytetareve e veçanërisht të gjinisë femërore iu bëjmë thirrje anëtareve dhe simpatizantëve të PDK-së që mos të mbështetin këtë proces zgjedhor të pa rregullt e deformues, të formave dhe veprimeve demokratike.

SHIKO MË SHUMË

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...