Fillojnë matjet gjeomekanike për rregullimin e stadiumit “Sami Kelmendi” në Lipjan

PUBLIKUAR

KF Ulpiana në Lipjan, ka njoftuar  se kanë filluar filluan matjet gjeomekanike në stadiumin Sami Kelmendi ne Lipjan. Ministria 65 mijë euro për stadiumin e Lipjanit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar edhe një Memorandum Bashkëpunimi me Komunën e Lipjanit.

 “Sot me datën 02 tetor 2015 filluan matjet gjeomekanike ne stadiumin Sami Kelmendi ne Lipjan. Ky është vetëm hapi i parë drejt rregullimit të stadiumit I cili pritet të filloj së ndërtuari ketë vit dhe do të ketë  tribuna në anën perëndimore dhe veriore të fushës ekzistuese”, thuhet në njoftim nga KF Ulpiana.

Ministri Shala dhe Kryetari Ahmeti kishin nënshkruar memorandum bashkëpunimi,qëllimi i këtij Memorandumi është mbështetja financiare për renovimin e Stadiumit të Qytetit në Lipjan, projekt ky i cili do të implementohet përgjatë viteve 2015-2016. Në këtë projekt, MKRS-ja do të investojë 65 mijë euro, ndërsa Komuna e Lipjanit, 25 mijë euro, transmeton LipjaniNews.

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...