Në Komunën e Lipjanit sot kanë filluar dëgjimet buxhetore për kornizën afatmesme buxhetore 2021-2023 të Komunës së Lipjanit.
Gjatë ditës së sotme dëgjime janë mbajtur me komitetin për politikë dhe financa dhe ai i komuniteteve, gratë shoqatat e gruas, organizatat e shoqërisë civile, personat me aftësi të kufizuara, të rinjtë, shoqatat e të rinjeve, klubet sportive, fermerët e komunës së Lipjanit, si dhe me banorët e fshatrave Kraishtë, Topliqan dhe Poturovc, njofton Komuna.
Gjatë këtyre takimeve, nga ana banorëve janë adresuar shumë qështje me rëndësi që janë ngritur nga pjesëmarrësit, kështu duke adresuar kërkesat e tyre.
Nënkryetari Komunës, Fauz Xhemajli ka thënë se pjesëmarrja në këto takime dhe adresimi i çështjeve është shumë me rëndësi, dhe më e lehtë për të inkorporuar propozimet e ndryshme.
Drejtori i Buxhetit dhe i Financave Latif Ramadani gjatë këtyre takimeve ka bashkëbiseduar me pjesëmarrësit për mundësitë e përfshirjes së kërkesave të tyre në planifikimin Buxhetor.
Gjatë ditës së nesërme dëgjimet buxhetore do të vazhdojnë në:
Lluga – Shkolla Fillore “Dy Dëshmorët”, ora 16:30
Qylagë – Shkolla Fillore “Haredin Bajrmai”, ora 18:00
Krojmir – Shkolla Fillore “Katër Dëshmorët”, ora 19:30.






