Filloi nënshkrimi i peticionit edhe në Lipjan, në kërkim të drejtësisë për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë

PUBLIKUAR

10487560_313648582135408_1513389406739298608_n

Si në shumë vende të tjera të Kosovës, edhe Komuna e Lipjanit sot ka filluar peticionin në kërkim të drejtësisë për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë.
Peticioni pritet të zgjas deri më 18 korrik 2014, nërsa qytetarët mund të nënshkruhen prej orës 09:00, deri në 20:00. LipjaniNews merr vesh se sot  deri në orën 13:00 janë nënshkruar mbi 140 qytetar Lipjanas.
Nënshkrimin e Peticionit e bëri edhe Kyetari i Komunës së Lipjnit z.Imri Ahmeti, iu ka bërë thirrje gjithë qytetarëve të Lipjanit, që t’iu përgjigjen thirrjes për nënshkrimin e këtij peticioni, i cili do të dërgohet në OKB.
“ Nënshkrimi i peticionit përveçse është një ndihmë për gjithë viktimat( gratë) e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë, njëkohësisht është edhe një mesazh sensibilizimi i mekanizmave ndërkombëtar për krimet e luftës në Kosovë”, ka thënë kryetari Ahmeti./LipjaniNews/

10492111_814816828530131_3092973418989436293_n

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku, Muhaxherit dhe Ahmetit: Pres dorëheqjet tuaja, i pranoj menjëherë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj kërkesave...

LDK në Lipjan kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

Kryesia e Degës së LDK-së në Lipjan, pas mbledhjes së mbajtur së bashku me...

Vdes i riju Hafir Maka, ngushëllohet familja

Ka vdekur Hafir Lulzim Maka, pas një aksidenti në trafik. Me këtë rast KBI-Lipjan ka...