Filloi ndërtimi i rrugës për në Parkun Nacional “Blinaja”

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me Ministrin e Infrastrukturës, Hanefi Muharremi sot inauguruan fillimin e punimeve në rikonstruimin e rrugës Magure – Blinaj – Parku Nacional “Blinaja”.
Kryetari Ahmeti u shpreh i kënaqur me investimet që po bëhen në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në Komunën e Lipjanit dhe uroi banorët për fillimin e punimeve në këtë projekt mjaft të rëndësishëm. Kryetari Ahmeti ka falenderuar ministrin Muharremi për mbështetjen e Ministrisë në përmirësimin e infrastrukturës lokale në Komunën e Lipjanit.
Ky projekt financohet nga Ministria e Infrastrukturës ndërsa menaxhimin dhe procedurat tjera të projektit kryehen nga Komuna e Lipjanit. Gjatësia e rrugës L=3200(m), gjërsia B=5.0(m), ndërsa shteku i çiklistëve përgjat gjithë rrugës me gjërsi B=1.20(m) dhe trotuari me ndriçim publik me gjërsi B=1.80(m). Vlera e realizimit të këtij projekti është 497,971.41 Euro

SHIKO MË SHUMË

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...