Fillimet brutale të karrierës së Messit: Do ta vrasim

PUBLIKUAR

Kushëriri i Lionel Messit, Maxi Biancucchi, e ka zbuluar një histori interesante për mënyrën se si ylli i Barcelonës e kishte gjetur një mënyrë ta përballojë madhësinë e tij më të vogël trupore që nga fëmijëria, kur luante me fëmijët e tjerë në lagjet e Argjentinës.

Përkundër që është më i shkurtër sesa shumica e futbollistë të tjerë, Lionel Messi ka shkruar historinë dhe është për legjendë në Barcelonë e Argjentinës gjatë 15 vjetëve të fundit, kur ka arritur t’i grumbullojë plot gjashtë Topa të Artë, transmeton Gazeta Express.

32-vjeçari nuk e ka lejuar shtatin e tij të shkurtër ta ndalojë atë të bëjë mrekulli në fushën e vlertë. Ndërsa, tani, kushëriri i tij ka zbuluar se Messi nuk ishte frikësuar nga lojtarët më të mëdhenj e të ashpër se ai as në fëmijëri.

“Ai luante me neve në lagje dhe ne ishim më të mëdhenj sesa ai. Fëmijët tjerë na thoshin: “Kjo është çmenduri, largojeni atë sepse do ta vrasim””, ka thënë Biancucchi në një intervistë të dhënë për Ole.

“Ata donin ta godisnin atë, por ai i duronte”.

“Kur ai i mbushi tetë apo nëntë vjet, unë ngrihesha herët në mëngjes të shtunave vetëm për ta shikuar atë teksa luante sepse bënte gjëra mbresëlënëse. Nuk mund t’u besoja syve”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...